Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

U mbyt në lumin Mat, identifikohet i riu

17:56, 31/05/2023
A+ Aa A-

Është identifikuar nga uniformat blu i riu që është mbytur në rrjedhën e lumit Mat ditën e sotme.

Sipas gazetarit të Syri TV bëhet me dije se viktima është 22 vjeçari, Valentin Nikolli lindur në Rubik dhe banues në Fushë-Milot.

Nga informacionet e para mësohet se 22 vjecari ka qenë së bashku me dy persona të tjerë. Sipas dëshmisë së njërit prej tyre Nikolli ka hequr rrobat për tu lare dhe me pas rrjedha e lumit e ka marrë me vete.

Polica dhe ekipi i polumbarëve po punojnë për të gjetur trupin e  të riut në rrjedhën e lumit Mat.

Lezhë/Informacion paraprak 

Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur "Ura me harqe", shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco