I mituri bie në moçal në Durrës, shokët i shpëtojnë jetën me një litar

17:00, 31/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në qytetin bregdetar të Durrësit fatmirësisht. Një fëmijë i mitur ka rënë aksidentalisht në një moçal në zonën e kënetës, ku për fat shokët e tij janë gjendur pranë dhe e kanë ndihmuar me një litar që të mbahej dhe ti  shpëtonte mbytjes.

Gazetarja e Syri TV bën me dije se fëmija është nxjerrë nga shërbimet e zjarrëfikëses dhe shërbimeve të policisë që të bëhej e mundur shpëtimi i fëmijës.

I mituri është transportuar menjëherë në spital pas shpëtimit të tij dhe është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco