Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, procedohet penalisht pronari i lokalit në Sarandë

Punëtori ra nga lartësia dhe humbi jetën, procedohet penalisht pronari i lokalit në Sarandë

16:49, 31/05/2023
A+ Aa A-

Një 74-vjeçar është proceduar penalisht në Sarandë, pasi në hotelin e tij dy ditë më parë një punëtor ra nga lartësia dhe humbi jetën. Mësohet se punëtori Edmond Kapo ra nga lartësia, pasi nuk ishin respektuar rregullat e mbrojtjes në punë.

Njoftimi i policisë:

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 74 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në hotelin në pronësi të tij, gjatë procesit të punës, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi E. K., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco