FOTO/ Sulmohet dhunshëm makina e SYRI-t nga serbët në Zveçan, i çajnë gomat

FOTO/ Sulmohet dhunshëm makina e SYRI-t nga serbët në Zveçan, i çajnë gomat

15:52, 31/05/2023
A+ Aa A-

Makina e SYRI TV është sulmuar këtë pasdite nga serbët në Zveçan duke i çarë gomat. 

Nga fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI-t, dallohen gomat e rëna të makinës së redaksisë të çara me mjete të mprehta. 

Para pak minutash protestuesit kanë filluar të dëmtojnë veturat e mediave që po qëndrojnë në terren për të ndjekur situatën e fundit në veri.

Dhuna e protestuesve serbë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ndaj mediave, duke mos kursyer edhe gazetarët, ku njëri prej tyre është goditur fizikisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco