U kap me 45 kg kokainë dhe mbi 400 mijë euro cash, burg për 46-vjeçarin shqiptar në Itali

U kap me 45 kg kokainë dhe mbi 400 mijë euro cash, burg për 46-vjeçarin shqiptar në Itali

15:00, 30/05/2023
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg, pasi është kapur me 45 kg kokainë dhe me 404 mijë euro cash në Itali.

Arrestimi ka ndodhur më 14 maj të vitit 2022 në Reggio Emilia, ndërsa vendimi u mor më datë 26 maj të këtij viti. Bashkë me 46-vjeçarin janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj.

Shqiptari u ndalua nga policia rrugore e qytetit për kontroll rutinë, ku u gjetën 2.2 kg kokainë dhe 17 mije euro cash të fshehura në një fener të makinës. Ndërsa në banesën e tij u gjetën 3 valixhe me 43 kg kokainë dhe 387 mijë euro cash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco