Vrasja për raki në Lushnjë, dJa me sa vite u dënua Sofokli Shani

Vrasja për raki në Lushnjë, dJa me sa vite u dënua Sofokli Shani

14:13, 30/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Lushnjes për Sofoli Shanin, duke ulur dënimin nga burgim i përjeshtëm në 33 vite burg.

Krimi i rëndë ndodhi në datës 2 qeshor 2021, në fshatin Fier i Ri në Lushnjë, ku pas një sherri me baba e bir për një gotë raki në lokal, Sofokli Shani ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar për vdekje pronari, Rako Qorri, 62 vjeç, ndërsa plagosi djali i tij, Kejdi Qorri.

Gjykata e Lushnjes e kishte dënuar me burgim të përjetshëm me vendim të datës 12 dhjetor 2022 për veprat penale “Vrasje në Rrethana të tjera cilësuese” si dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

Ndërkohë Apeli vendosi të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Lushnjes duke e dënuar me 33 vite burg.

VENDIMI I GJYKATËS

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 02.06.2021 rreth orës 20:30, salla operative e Komisariatit të Policisë Lushnjë është njoftuar së në fshatin “Fier i Ri, Njësia Administrative Krutje, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e një konflikti momental me pronarin e lokalit, shtetasi me iniciale Sofokli Shani ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i vrarë në vend shtetasi me iniciale R.Q (pronari i lokalit) si dhe ka mbetur i plagosur djali i tij shtetasi me iniciale K.Q.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale Sofokli Shani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana të tjera cilësuese” si dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/1/3 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr. 399 (2380), datë 16.12.2022 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodi Penal dhe dënimin me 6 (gjashtë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodi Penal dhe dënimin me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Sofokli Shani dënohet me burgim të përjetshëm.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale Sofokli Shani, i cili kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit në raport me kualifikimin e veprës penale, duke kryer cilësimin juridik në atë të parashikuar në nenet 76, 278 dhe 91 të K.Penal.

– Revokimin e vendimit për mospranimin e gjykimit të shkurtuar duke aplikuar nenin 403 të K.Pr.Penale, duke zbritur një të tretën e masës së dënimit, në bazë të dënimit që do të caktohet nga gjykata.

Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Valbon Çekrezi dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 399/2380, datë 16.12.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për sa i përket:

– Deklarimit fajtor të të pandehurit Sofokli Shani për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni
79/dh i Kodit Penal.

– Deklarimit fajtor të të pandehurit S.Sh dhe masës së dënimit të dhënë për veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 te Kodit Penal;

– Deklarimit fajtor të të pandehurit Sofokli Shani për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal;
-Disponimit mbi provat materiale, vuajtjes së dënimit dhe disponimet për shpenzimet procedurale.

-Ndryshimin e vendimit penal nr. 399/2380, date 16.12.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë në pjesën tjetër si me poshtë:
-Dënimin e të pandehurit S.Sh në bazë të nenit 79/dh te Kodit Penal me 30 (tridhjete) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit Sofokli Shani me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco