Të plagosur me armë zjarri/ Mbrojtja hungareze nis mjekët në Kosovë për të marrë ushtarët

Të plagosur me armë zjarri/ Mbrojtja hungareze nis mjekët në Kosovë për të marrë ushtarët

13:32, 30/05/2023
A+ Aa A-

Një grup mjekësh janë nisur nga Hungaria për të mjekuar forcat e KFOR-it të cilët mbetën të plagosur një ditë më parë pas përplasjes së protestuesve serbë me këta të fundit në Veri të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes Hungareze përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se ekipi i mjekëve është nisur posaçërisht për t’u kujdesur për ushtarët hungarezë të plagosur në Zveçan të Kosovës dhe për t’i kthyer ata në shtëpi.

Kujtojmë se pas protestës së fuqishme në Veri, të plagosur mbetën 30 ushtarë të KFOR-it, mes tyre 19 hungarezë dhe 11 italianë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco