Gjurma e gishtit në ‘depon’ e armëve/ Fatjon Murati shpallet i pafajshëm

Gjurma e gishtit në ‘depon’ e armëve/ Fatjon Murati shpallet i pafajshëm

12:54, 30/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratajn, ndërsa ka dënuar me 7 vite e 6 muaj Kristian Gjinin, lidhur me bazën e armëve të zbuluara në një vilë në periferi të Tiranës. Gjinit i zbritet dënimi në 5 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Ndërkohë Françeska Kolgjegja u dënua 90 ditë punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murataj mbetet në kërkim për largim nga banesa.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 12 vite burg për Kristian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur.

Ngjarja ndodhi në kohën kur Murataj do duhej të ishte në arrest shtëpie për armët e zbuluara teksa pas atentatit, por policia nuk e gjeti në banesë.

Murataj fajësohej nga prokuroria për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.

Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga Gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco