EMRI - Prangoset 20-vjeçari në Sarandë/ Tentoi të vriste një person me thikë dy vite më parë

EMRI - Prangoset 20-vjeçari në Sarandë/ Tentoi të vriste një person me thikë dy vite më parë

12:46, 30/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 20-vjeçarin e shpallur në kërkim, pasi dy vite më parë tentoi të vrasë me thikë  një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expose”, tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të ndodhur ndërmjet tyre, më datë 10.01.2020, kapet dhe vihet në pranga shtetasi Mufit Bushi.

Vihen në pranga edhe shtetasit Ismiraldo Hoxha dhe Mariano Bushi, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin, me qëllim fshehjen.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Expose”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të shpallur në kërkim.

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të ndodhur ndërmjet tyre, më datë 10.01.2020, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin, me qëllim fshehjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një rast të krimeve kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Expose”, si rezultat i të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi  20 vjeçar, banues në Sarandë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Më datë 10.01.2020, në lagjen nr.4, Sarandë, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë nje shtetas tjetër, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Në kuadër të këtij operacioni, së bashku me shtetasin 20 vjeçar janë arrestuar edhe shtetasit 26 vjeçar dhe 19 vjeçar, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin që të fshihej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco