EMRI/ U filmua duke dhunuar barbarisht fëmijën e saj të mitur, nis hetimi për nënën 22-vjeçare

11:03, 30/05/2023
A+ Aa A-

Pas publikimit në media të videos shokuese, një 22-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Mësohet se e reja, Kristina Aliu është filmuar duke ushtruar dhunë ndaj femijës tre vjeçar.

Ne videon qe qarkullon ne internet, ajo shihet teksa godet fëmijën e vogël, ndërkohë që në një moment që rrëzohet në tokë ajo e godet me shkelma.

E reja është marrë në hetim në gjendje të lirë, duke qenë se ka dhe një foshnjë tjetër të mitur, 6-muajshe.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme. Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjën e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjën 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco