Polici serb Dragan Smigiç udhëhoqi sulmin e dhunshëm mbi forcat e KFOR

Polici serb Dragan Smigiç udhëhoqi sulmin e dhunshëm mbi forcat e KFOR

10:33, 30/05/2023
A+ Aa A-

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Dragan Smigiç, një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi

Mediat raportojne se Dragan u dërgua nga Vuçiç për të orkestruar dhunën në Kosovë. Në rrjete sociale janë publikuar pamjet kur Dragan shihet duke goditur ushtarët e NATO-s në Kosovë me shkop policie. Dragani nuk është shtetas i Kosovës, raporton Euronews Albania.

Gjithashtu pjesë e serbëve që dhunuan anëtarët e KFOR-it në veri të Kosovës ishte dhe grupi huliganëve të tifozëve të futbollit të njohur si grupi i Veljko Belivuk.

Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kishin veshur kapele identike që mban dhe famëkeqi Veljko Belivuk, lideri i grupit kriminal që po kryen shërbime për shtetin serb në territorin e Kosovës.

Anëtarët e klanit të tij  dhunuan ditën e djeshme forcat italiane të KFOR-it në Zveçan.

Akuza të shumta mbi lidhjet e këtij grupi kriminal me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç  janë artikuluar në një shkrim të veçantë nga revista javore e New York Times. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krimet e kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan në vitin 2021.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco