Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur

17:41, 29/05/2023
A+ Aa A-

Një nga shtatë të plagosurit e aksidentit të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Korçë-Bilisht, ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima është Miranda Malolli.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Cangonj, ku mjet tip “Benz” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip “Ford”, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi:

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj. 

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Kapshticë", pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip "Ford", shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip "Ford", të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco