E lidhin me kabëll dhe e grabisin, shqiptari-policisë: Më vodhën dhe kokainën

E lidhin me kabëll dhe e grabisin, shqiptari-policisë: Më vodhën dhe kokainën

17:13, 29/05/2023
A+ Aa A-

Mediat italiane raportojnë vazhdimisht për grabitje të kryera nga shtetas shqiptarë, por të rralla janë rastet kur bashkëkombësit tanë bien pre e ‘skifterëve’.

Një rast i tillë është regjistruar në Peruxhia, ku një 22-vjeçar shqiptar është grabitur nga tre persona, të cilët i kanë lidhur duart me kabëll elektrik për tí marrë paratë dhe sendet personale.

Por, jo vetëm kaq, pasi  i riu shqiptar kur ka denoncuar ngjarjen në polici është shprehur se i kanë vjedhur përveç portofolit, një iPhone 12., çelësave dhe certifikatës së regjistrimit të makinës, edhe disa gramë kokainë që ai prentendon se i kishte për përdorim personal.

Tre grabitësit janë hequr si policë dhe pasi e kanë lidhur me kabllo, e kanë rrahur 22-vjeçarin dhe janë larguar me një Golf ngjyrë gri.

Menjëherë ra në gjurmët e tyre policia, e cila i arrestoi e madje gjeti edhe paratë e kabllot që grabitësit përdorën për t’a lidhur shqiptarin, i cili më vonë rezultoi të ishte një shpërndarës droge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco