VIDEO-SYRI TV/ Arrestohen 2 oficerë të 'Shqiponja', AMP: Morën ryshfet, hetimet janë në vazhdim

15:57, 29/05/2023
A+ Aa A-

Dy efektivë të repartit ‘Shqiponja’ janë arrestua nga kolegët e tyre, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas hetimeve ka zbuluar se në këmbim të parave 2 efektivët kanë favorizuar drejtues mjetesh të cilët kanë qenë në shkelje të ligjit. Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe shuma të konsiderueshme parash, teksa hetimet janë në vijim për të faktuar nëse ka edhe efektivë të tjerë që janë pjesë e skemës abuzimit.

Nga SYRI TV

Dy  efektivë të repartit ‘Shqiponja’ janë arrestuar nga kolegët e tyre, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas hetimeve ka zbuluar se në këmbim të parave 2 efektivët kanë favorizuar drejtues mjetesh të cilët kanë qenë në shkelje të ligjit.

36-vjeçari me inicialet A. C., dhe 26-vjeçari me inicialet H. XH të dy inspektor në Patrullë e Përgjithshme të forcave shqiponja kanë rënë në prangat e policisë. Arrestimi i tyre është bërë pasi nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka rezultuar se 2 efektivët kanë shpërdoruar detyrën.

Arrestimi I tyre u bë në flagrancë pasi ishin duke marrë 100 euro nga një drejtues mjeti me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Menjëherë pas arrestimit të efektivëve nga kolegët e tyre u është ushtruar dhe kontroll ku janë gjetur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë të cilët pritet të çmontohen nga ku mund të zbardhen dhe komunikime të cilat mund të faktojnë dhe përfshirjen e personave të tjerë të përfshirë.

 Burime për SYRI TV bëjnë me dije se hetimet janë  shtrirë edhe më gjerë për të parë nëse ka efektivë apo persona të tjerë të përfshirë në skema mashtrimi dhe korrupsioni të përfshirë. Tashmë 2 punonjësit e policisë do të përballen me akuzën e veprës penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco