Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Shkatërrohen 280 fidanë kanabis në Kurbin/ Nuk dihen autorët e kultivimit

Shkatërrohen 280 fidanë kanabis në Kurbin/ Nuk dihen autorët e kultivimit

14:18, 29/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Kurbinit ka shkatërruar 3 minisera në të cilat ishin kultivuar 280 rrënjë fidanë kanabis.

Sipas njoftimit të policisë po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtij rasti kultivimi.

Njoftimi i policisë/ Kurbin

Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”.

Nga kontrollet në çdo skaj të qarkut, me skuadra policore dhe dronë, finalizohet faza e shtatë e këtij megaoperacioni.

Shkatërrohen 3 minisera të gjetura në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë narkotikë cannabis sativa.

Gjatë 6 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total 7359 fidanë dhe bimë narkotikë, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë vijuar kontrollet intensive dhe operacionet e njëpasnjëshme, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat, është finalizuar faza e shtatë e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, në kuadër të të cilës, në një zonë të pyllëzuar e terren të vështirë të fshatit Ferr, Shkopet, u gjetën dhe u shkatërruan 3 minisera brenda të cilave ishin kultivuar 280 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco