Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Masakra me 2 të vrarë/ Tefta Malaj largohet nga zona ku jetonte/ Banorët mbledhin fonde për 39-vjeçaren...

Masakra me 2 të vrarë/ Tefta Malaj largohet nga zona ku jetonte/ Banorët mbledhin fonde për 39-vjeçaren...

09:22, 29/05/2023
A+ Aa A-

Tefta Malaj, 39-vjeçarja shqiptare, e cila u plagos rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj është larguar nga zona e Torremaggiore së bashku me djalin e tyre 5-vjeçar.

Mësohet se 39-vjeçarja, që i mbijetoi masakrës ku humbi jetën vajza e saj, 16-vjeçarja Xhesika dhe shtetasi italian, 51-vjeçarin Massimo De Santis, ka marrë kërcënime nga të afërmit e bashkëshortit të saj.

Tefta Malaj, me djalin e saj 5-vjeçar, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ajo ka marrë komente urrejtjeje. Gjithashtu është shprehur se nuk dëshiron të kthehet më në shtëpinë ku i është vrarë vajza.

Ndërkohë banorë të zonës kanë mbledhur fonde për të ndihmuar financiarisht shqiptren.

Avokati i 39-vjeçares, Michele Sodrio, kishte kontaktuar edhe bashkinë e Torremaggiore për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj.

Sodrio tha se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco