Vrau Arjan Gosën/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij

10:54, 27/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arjan Gosës të dielën e kaluar.

Ndërsa shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë, është lënë në arrest shtëpie nën akuzën e moskallëzimit të krimit. 

Ngjarja që tronditi vendin ndodhi në një lokal në Kavajë. Gosa u vra me një plumb në kokë në sy të babait të tij. Habib Rexha u arratis për t’u dorëzuar pak ditë më vonë.

Rexha pretendon se u hakmor për vëllanë e tij, i cili humbi jetën në në përleshje me vëllanë e Arjan Gosës. Gjatë kësaj përleshje vdiq edhe vëllai i Gosës. Familjet kishin menduar se saga e hakmarrjeve ishte mbyllur për shkak se ishin shkaktuar nga një viktimë për secilën familje.

Në dëshminë e tij, ku shpjegonte arsyet e krimit të rëndë të kryer të dielën e 21 majit, Habib Rexha shprehet se ishte ndjerë i frikësuar nga Arjan Gosa, i cili sipas tij kishte hapur fjalë se do të vriste familjarët e fisit Rexha në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Edmond Gosës, i cili ndërroi jetë së bashku me Altin Rexhën në 29 mars pas përplasjes që këta të fundit patën me njëri-tjetrin për një konflikt të ndodhur për arsye banale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco