Vrau burrin e saj dhe ia copëtoi trupin, jepet vendimi për Nadire Kurtin

Vrau burrin e saj dhe ia copëtoi trupin, jepet vendimi për Nadire Kurtin

10:38, 27/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Rovigo-s ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg Nadire Kurtin. Ajo vrau vitin e kaluar bashkëshortin e saj, Shefki Kurtin, 72 vjeç.

Nadirja, 69-vjeçare, e copëtoi trupin e pajetë të bashkëshortit dhe pasi e futi në disa qese e hodhi në një kanal.

Gruaja e pranoi krimin më 18 gusht të vitit të kaluar. Ajo pohoi se kishte përdorur një hanxhar dhe disa thika.

Pjesët e trupit të pajetë u gjetën fillimisht më 28 korrik. Gjithçka ndodhi si pasojë e tharjes së kanalit. Autoritetet kanë sekuestruar edhe armët e krimit.

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar. Por më vonë u zbulua se bëhej fjalë për probleme familjare.

Por më vonë u zbulua se Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një psikiatër. Po ashtu, ajo ishte e shtruar në psikiatri në gusht të vitit të kaluar për simptoma të çrregullimit të personalitetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco