VIDEO/ Shqipëria plot kanabis: Gjenden 3 mijë fidanë pa ... pronarë

10:06, 27/05/2023
A+ Aa A-

Shqipëria është e mbushur me kanabis dhe kultivimi i bimës narkotike u lejua edhe për shkak të situatës zgjedhore.

Ndërkohë, operacionet policore po zbulojnë përmasat e vërteta të kësaj situate kriminale.

Sipas një njoftimi zyrtar, Policia e Lezhës thotë se ka zbuluar 3 mijë fidanë  kanabis në fshatin Ungrej. Bimët janë asgjësuar, por pronarët nuk dihet se kush janë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Skuadra policore të pajisura me dronë, të ngritura posaçërisht nga Policia e Lezhës, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Gjatë fazës së pestë të tij, në territorin e fshatit Ungrej, Lezhë, u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco