'Në vend të parë shkurret'/ Zbardhen përgjimet e bandës së kanabisit

'Në vend të parë shkurret'/ Zbardhen përgjimet e bandës së kanabisit

09:50, 27/05/2023
A+ Aa A-

Zbardhen përgjimet e dosjes hetimore që çoi në pranga një grup të kultivimit të drogës. 8 persona u arrestuan nga 13 persona, ndërsa 5 janë shpallur në kërkim në operacionin e SPAK të zhvilluar në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës.

Nga komunikimi i zhvilluar me radio mes shtetasve Bujar Sefa, Lavdërim alias Lulzim Alimani, Asim Pulaci, Edison Xaka, Xhemal Zogu konstatohet aktiviteti i tyre në kultivimin e bimëve narkotike.

“Në vend të parë shkurret, jo të gjata që të dalin shkurret, që kur të vesh bimën lart”, thuhet në një pjesë të bisedës mes Asim Pulacit dhe Bujar Sefës.

Biseduesit tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim që komunikimet mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonave të thjeshtë, por vetëm me aplikacionin me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm kriminal në fushën e narkotikeve.

“Nga komunikimi i zhvilluar mes shtetasve Bujar Sefa, Lavdërim alias Lulzim Alimani, Asim Pulaci, Edison Xaka, Xhemal Zogu konstatohet lirshmëria në të folur, duke menduar se nuk mund të ishin vëzhguar/përgjuar nga organet ligjzbatuese, prej nga kuptohet edhe në aktivitetin e tyre në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, biseduesit tregojnë kujdes të vazhdueshëm me qëllim të komunikimeve mes tyre të mos bëhen asnjëherë nëpërmjet telefonave të thjeshtë, por vetëm me aplikacionin me internet si dhe me anë të radios, për të mos u kapur nga ndonjë përgjim i mundshëm, lidhur me aktivitetin e tyre të paligjshëm kriminal në fushën e narkotikeve”, thuhet në dosjen hetimore.

TE ARRESTUAR

-Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Skënder Velja, 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Saba Shehi, 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Asim Pulaci, 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xhemal Zogu, 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

NE KERKIM

-Bujar Sefa (alias Xaka), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-Haxhi Murati, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Armand Dërvishi, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Edison Xaka, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Agron Asllanaj, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco