VIDEO-SYRI TV/ Gjendet një kallashnikov në Elbasan, policia në kërkim të poseduesit

16:52, 26/05/2023
A+ Aa A-

Shpallen në kërkim dy të rinj, të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje në Elbasan. Briki Rusta, dyshohet se do të vriste një shtetas në lagjen e njohur si ‘Sporti i Vjetër’ në Elbasan, me të cilin kishte pasur një konflikt disa ditë më parë. Policia ka shpallur në kërkim dhe shokun e Briki Rustës, ndërsa ka arrestuar një mikun e tij, Boiken Bahiti të cilit i gjeti armë zjarri dhe drogë.

Nga SYRI TV

Parandalohet një vrasje e mundshme në qytetin e Elbasanit, e cila dyshohet se do të ndodhte të enjten pasdite.

Me anë të një njoftimi për mediat, policia e qytetit të Elbasanit, njoftoi se ka shpallur në kërkim autorin e mundshëm të krimit si dhe bashkëpunëtorin e  tij, ndërsa ka arrestuar mikun e dy të shpallurve në kërkim, pasi në banesën e tyre është gjetur një sasi droge dhe armë zjarri.

Konkretisht, 23-vjeçari Briki Rusta, është konstatuar ditën e djeshme duke mbajtur një armë zjarri kallashnikovë, në ambientet e zonës së quajtur ‘Sporti i Vjetër’. Pasi ka parë policinë, i riu ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa dyshohet se ai është ndihmuar për largimin nga shoku i tij Klaudjo Sulmina.

Briki Rusta dyshohet se do të ekzekutonte shtetasin Mariglen. H, me të cilin kishin pasur një konflikt para disa ditëve. Motivet e konfliktit nuk janë zbardhur ende nga policia.

Dyshohet se 23-vjeçari Briki Rusta, kishte shkuar në zonën ku jetonte personi që do të qëllonte me armë, dhe ishte duke e kërkuar atë.

Pas gjetjes së armës, shërbimet policore kanë kryer kontroll në banesën e 41-vjeçarit Boiken Bahiti, ku kanë gjetur 1 armë zjarri automatik dhe 300 gramë lënë narkotike kanabis sativa dhe një radio si ato të policisë. Ky shtetas është vënë në pranga, ndërsa dy të rinjtë janë shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco