Goditi kolegun me grusht dhe i mori celularin, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

Goditi kolegun me grusht dhe i mori celularin, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

12:30, 26/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 35 vjeçar nga Tirana pasi ka goditur me grusht kolegun e tij dhe i ka marrë telefonin celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/ Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, kolegun e tij, shtetasin O. K., 39 vjeç, si dhe i ka marrë atij celularin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është përplasur me 4 automjete të tjera. Si pasojë e përplasjeve, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

- L. M., 19 vjeç, banues në Vorë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar shtetasin T. K., 37 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 19-vjeçari u largua nga vendi i aksidentit, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u kap më pas;

- S. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco