Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Tiranë/ Shpërthimi me tritol në fasonerinë e italianit, ja çfarë tha policia

08:57, 26/05/2023
A+ Aa A-

Pak minuta më parë një shpërthim me tritol u raportua në një fasoneri në Fresk.

Si pasojë e këtij shpërthimi për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ndërkohë mësohet se brenda fasonerisë nuk kishte asnjë person në momentin e shpërthimit dhe se tritoli ishte vendosur me bodrumin e pallatit ku ishte fasoneria.

Policia njofton se fasoneria është në pronësi të shtetasit italian, Roberto Bingaido, ndërsa nga shpërthim është dëmtuar vetëm dera e jashtme e hekurit dhe janë thyer disa xhama.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian Roberto Bingaido, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco