VIDEO/ Tritol fasonerisë së italianit në 'Fresk', në vendin e ngjarjes edhe drejtori i Policisë, Rrumbullaku

22:48, 25/05/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim me tritol ka tronditur Tiranën mbrëmjen e kësaj të enjte. 

Lënda plasëse ishte vënë jashtë një biznesi fasonerie në zonën e Freskut. 

Biznesi është në procesi të një investitori italian, R.B, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur me urgjencë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. 

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse. 

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco