VIDEO/ Shpërthim me tritol në zonën e 'Freskut' në Tiranë

22:14, 25/05/2023
A+ Aa A-

Një  shpërthim me tritol është raportuar mbrëmjen e sotme.

Gazetarja Bleona Sari ka bërë me dije se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e një biznesi fasonerie në pronësi të shtetasit italian R.B, në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e objektiv si dhe janë thyer xhamat e një automjeti të parkuar aty pranë. 

Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar. 

Gazetarja Sari bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse. 

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco