Ndërhynë në lumin Mat për shfrytëzimin e inerteve, IKMT sekuestron tre fadroma

Ndërhynë në lumin Mat për shfrytëzimin e inerteve, IKMT sekuestron tre fadroma

20:56, 25/05/2023
A+ Aa A-

IKMT ka sekuestruar tre fadroma në Milot, pasi po kryenin punime me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratin e lumit Mat.

Mbrëmjen e djeshme, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sekuestruar tre automjete të tipit fadromë, pasi po kryenin ndërhyrje në lumin Mat, me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi. Pas marrjes së informacionit, aty shkoi edhe policia.

Aksione të tilla nga IKMT ka pasur edhe një muaj më parë pranë urës së Drashovicës, si dhe një javë më parë po në Milot si pasojë e të cilave janë sekuestruar dy automjete tip fadromë, që po kryenin ndërhyrje në grykëderdhje të lumit Mat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco