EMRI - FOTO/ E reja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, ngjarja në sy të motrës

EMRI - FOTO/ E reja shqiptare dhunohet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, ngjarja në sy të motrës

08:26, 23/05/2023
A+ Aa A-

Një 28-vjeçare nga Kosova humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj në parkingun e një dyqani në Aachen të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, teksa së fundi mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi.

Disa orë pas ngjarjes në Polici u dorëzua një 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”.

Raportohet se çifti janë nga Mitrovica, ndërsa viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.

Çifti ishin divorcuar për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares. Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj.Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve. Policia kishte rrethuar vendin e krimit dhe zonën përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco