VIDEO/ Vlorë, arrestohet mbjellësi i opiumit

VIDEO/ Vlorë, arrestohet mbjellësi i opiumit

09:49, 20/05/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, ka zbuluar në fshatin Drithas, në një ambient të hapur në tokën e shtetasit Tolem Malaj, 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim  u bë arrestimi i 54-vjeçarit T.L,  banor i fshatit, i akuzuar si kultivues i bimëve narkotike.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet: "Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco