Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Familjarët e të zhdukurve në Sarandë takohen me Drejtorin e Policisë

Familjarët e të zhdukurve në Sarandë takohen me Drejtorin e Policisë

08:44, 03/05/2023
A+ Aa A-

Dje kanë mbërritur në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë. Një grup prej tre vetash nga familjarët janë takuar me kryepolicin e vendit, Muhamet Rrumbullaku, të cilët pretendojnë se i kanë lënë brenda kërkesat e tyre, por ajo që i habit ata dhe opinionin publik është tërheqja e policisë nga kërkimi në terren për gjetjen e trupave të tyre.

Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor mësohet se dyshimet e forta kanë rënë mbi 6 persona, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për eliminim fizik të dy shokëve, të cilët rezultojnë të zhdukur që me datë 6 prill.

Vëllai i sarandjotit tha publikisht se ngjarjen e kanë lënë në duart e Policisë së Shtetit, ndërkohë që vëllai i fierakut bëri me dije se nuk e njihte shokun e të vëllait, pasi ai nuk e kishte parë ndonjëherë në shtëpinë e tij.

Në fakt Fatmir Sulovari prej shumë vitesh ishte banues në Ksamil të Sarandës, atje ku sipas të dhënave të policisë ai kishte në pronësi edhe një biznes mjaft të njohur për banorët dhe jo vetëm të Sarandës.

Hetimet

Prokuroria e Sarandës, ditën e djeshme ka shfaqur pakënaqësi nga publikimi i fotos së njërit nga të dyshuarit që mund të ketë marrë pjesë në rrëmbimin dhe zhdukjen e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Në një reagim zyrtar, organi hetimor i qytetit bregdetar saktësoi se çdo informacion që nuk del nga prokuroria dëmton hetimet, ndonëse ngjarja ka thuajse 1 muaj që kur ka ndodhur dhe prokuroria dhe policia kanë vetëm një të ndaluar, edhe atë për shkak të implikimit në moskallëzim krimi.

Nuk ka asnjë të dhënë tjetër për të dyshuar, akuzuar apo të kërkuar që të kenë dalë publikisht emrat e tyre, edhe pse sipas të dhënave ata rezultojnë të larguar nga Shqipëria dhe më e keqja për grupin hetimor deri më tani është mosgjetja e asnjë gjurme nga të zhdukurit!

Sipas të dhënave mësohet se gjatë këtyre ditëve, ditë kur është ngritur dhe ka funksionuar grupi hetimor për këtë ngjarje të rëndë është arritur të sigurohen prova dhe fakte të pakundërshtueshme të një rrëmbimi të mundshëm dhe të mbajtjes peng të tyre në një ambient të lëshuar me qira, pikërisht nga personi që kanë në pranga për këtë ngjarje. Por policia ende nuk ka mësuar se çfarë fati kanë pasur dy burrat që u rrëmbyen afër mesnatës së 6 prillit në një zonë që njihej shumë mirë prej Thodhorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco