Kapet në Gjirokastër 25-vjeçari me armë dhe granatë

Kapet në Gjirokastër 25-vjeçari me armë dhe granatë

09:38, 05/04/2023
A+ Aa A-

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri, në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë 25-vjeçarin A. G. banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

25-vjeçari u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 1 granatë dore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco