E rëndë/ 61-vjeçari me makinë përplas dy fëmijë që lëviznin me biçikletë

E rëndë/ 61-vjeçari me makinë përplas dy fëmijë që lëviznin me biçikletë

08:56, 05/04/2023
A+ Aa A-

Dy fëmijë të moshave 12 dhe 16 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan.

Mësohet se makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një 61-vjeçar ka përplasur dy fëmijët që po udhëtonin me biçikletë.

Raportohet se fëmijët ishin duke lëvizur në krah të rrugës, por një manovër e gabuar e makinës ka bërë që të ndodhë aksidenti.

Të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Fatmirësisht bëhet e ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë së Elbasanit kanë shoqëruar drejtuesin e mjetiti për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco