Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Gëlltiti brisqe rroje/ I dënuari në burgun e Drenovës niset me urgjencë në spital

Gëlltiti brisqe rroje/ I dënuari në burgun e Drenovës niset me urgjencë në spital

22:12, 01/04/2023
A+ Aa A-

Një i dënuar në burgun e Drenovës është nisur me urgjencë në spitaloin e Korçës pasi ka gëlltitur brisqe.

Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe rroje. 

Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit.

Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco