VIDEO/ Aksident i trefishtë në Lin-Pogradec, 6 të plagosur

17:53, 01/04/2023
A+ Aa A-

Përplasja e tre automjeteve ka shkaktuar 6 të plagosur. Aksideni është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në aksion rrugorë Lin-Pogradec.

Dyshohet se shkak i përplasjes së trefisht ka qenë një parakalim i gabuar i njerit prej automjeteve të përfshira në aksident.

Nga përplasja e forte e dy makinave dhe një furgoni, dy nga personat që kanë qenë në veturën tip 'Opel' kanë marrë dëmtime më të shumta dhe janë në rrezik për jetën, ndërsa 4 personat e tjerë që ndodheshin në makinën tip toyota dhe furgon janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimorë kanë mbledhur të gjitha faktet dhe pritet që të ketë edhe një deklaratë zyrtare për shkaqe që cuan në përplasjen e tre automjete në afërsi të fshatit Pojskë të Pogradecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco