SYRI TV/ Piranjat zbulojnë raportin 'sekret' të auditit, drejtoresha emëroi mësues ndihmës të pakualifikuar

SYRI TV/ Piranjat zbulojnë raportin 'sekret' të auditit, drejtoresha emëroi mësues ndihmës të pakualifikuar

17:45, 01/04/2023
A+ Aa A-

Emisioni Piranjat përmes një raporti auditi për vitin 2022, ka zbuluar një mori shkeljesh dhe abuzimesh me detyrën të drejtoreshës së Arsimit në Durrës, Amarilda Thërmija. Punësime jashtë kritereve, lajmërime selektive, emërim i mësuesve ndihmës të pakualifikuar, mosdeklarimi i të gjithë mësuesve në sistemin e tatimeve, janë vetëm disa nga shkeljet e evidentuara në raport.

SYRI TV

Një audit i bërë për vitin 2022 në Drejtorinë Arsimore të Durrësit, ka zbuluar një mori shkeljesh dhe abuzimesh me detyrën. “Piranjat” kanë zbuluar këtë dokument dhe janë ballafaquar me drejtoreshën e Arsimit, Amarilda Thërmija. Nga auditi rezulton se Drejtuesja e Arsimit ka bërë punësime jashtë kritereve, pa asnjë kërkesë paraprake nga drejtoritë e shkollave, lajmërime selektive dhe jo sipas rregullave, emërim i mësuesve ndihmës të pakualifikuar e një mori shkeljesh të tjera

Po ashtu sipas raportit, në sistemin e tatimeve, nuk janë hedhur të gjithë të punësuarit referuar datës së lidhjes së kontratës dhe për shkak të abuzimeve të kësaj zonje, mësuesve mund t’iu rrezikohet edhe pensioni i plotë. Këto shkelje për ekspertët e arsimit janë abuzime të hapura.

Nga ana tjetër, niveli i shkollimit i zonjës që drejton të gjithë sistemin arsimor të Durrësit, lë për të dëshiruar. Nota 5 dominon në studimet e saj universitare, që sipas ekspertit është një skandal më vete.

Pavarësisht saktësisë së auditit, zonja mohon çdo gjë, që shkruhet në raport.

Ministria e Arsimit sjell një përgjigje ku saktësohet se Amarilda Thërmija, jo vetëm është në shkelje, por edhe është penalizuar për veprimet dhe mosveprimet, megjithatë masa Vërejtje me paralajmërim është krejtësisht e pamjafteshme, krahasuar me shkeljet që kjo drejtoreshë ka kryer.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco