Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Kontrollohet banesa e një krimineli në Vlorë: I zoti zhduket, i gjendet pistoleta dhe 39 mijë euro

Kontrollohet banesa e një krimineli në Vlorë: I zoti zhduket, i gjendet pistoleta dhe 39 mijë euro

13:03, 01/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Rodrigo Shemshon për krime të rënda kundër personit, pasi kanë kontrolluar shtëpinë e tij dhe kanë gjetur në të, pistoletën me fishekun në fole gati për qitje.

Policia e Shtetit njoftoi se strukurat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente, kryesisht banesa që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit, në lagjen “Pavarësia” u gjetën: një pistoletë me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak dhe shuma prej 39 000 eurosh, e dyshuar si e  përfituar nga veprimtaria e këtij grupi kriminal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi Rodrigo Shemsho ose me emrin tjetër Juxhin Orhan, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky person më 13 dhjetor të 2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin B.A, 38 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Policia e Vlorës tha se lontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco