Në kërkim në Itali, kush është i riu me dy emra i arrestuar sot në Kurbin

Në kërkim në Itali, kush është i riu me dy emra i arrestuar sot në Kurbin

11:59, 01/04/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, banues në Kurbin.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udine”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Operacioni, nga Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tiranën. I dënuar nga gjykata italiane, me mbi 9 vjet burgim për një sërë veprash penale (armëmbajtje, kanosje ndaj punonjësit të Policisë dhe vjedhje), kapet në Laç dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i koordinimit me Interpol Tiranën, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Udine”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në Laç dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin. Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. 30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë.

Vijojnë procedurat në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco