EMRAT/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve, tutorë prostitucioni në Spanjë

EMRAT/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve, tutorë prostitucioni në Spanjë

10:45, 01/04/2023
A+ Aa A-

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar të konfiskohen pasuritë e dy vëllezërve Arjel Legisi dhe Oltjon Legisi, të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Shtetasi Arjel Legisi u arrestua për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal.

Edhe shtetasi Oltojon Legisi është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se shtetasit Arjel Legisi e Oltjon Legisi janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018.

Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në projnësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

Apartament me sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë dhe makinë, Audi 6.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Zyra e Përmbarimit Tiranë, ndërsa për Administrimin dhe përdorimin e pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco