Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Pustec/ 4 milionë euro për ujësjellësin, banorët mbushin ujin me gomerë

22:42, 31/03/2023
A+ Aa A-

Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të vendit.

Përjashtim nuk bën këtu edhe kjo bashki, më e vogla në Shqipëri, me një popullsi prej rreth pesë mijë banorësh, që i përkasin minoritetit maqedonas. Por duket se pritja do të merrte fund në shkurt të vitit 2021.

Kur u vendos t’i jepej zgjidhje problemit më madhor që kishin banorët e kësaj bashkie, ujit të pijshëm.

"Ndërhymë me investimin më të madh ndonjëherë, 4 milionë euro", do të shprehej Pali Kolefski, kryetar i bashkisë së Pustecit. 

Një shifër vertete e kënaqshme. Siç shihet dhe nga letrat në të cilat thuhet se…"Bashkia e Pustecit më 1 shkurt 2021, hapi tenderin me objekt: “Furnizimi me ujë për Bashkinë Pustec”. Fondi limit për zhvillimin e e këtij projekti madhor ishte 456, 525, 537 lekë pa TVSH. Kompanitë fituese ishin G.P.K Company shpk dhe Shendelli shpk, pasi u paraqitën së bashku si bashkim operatorësh ekonomik".

Afati kohor për ekzekutimin e kontratës ishte 18 muaj kalendarik që nga data e lidhjes së saj më 12 prill 2021.

Pra, duke iu referuar kontratës, banorët e Bashkisë së Pustecit që nga 12 tetori i 2022 duhet ta kishin të zgjidhur problemin me ujin e pijshëm

"Gjithçka është në rregull, krenar për investimin e kryer. E kemi zgjidhur problemin e ujit".

Këto fjalë të kryetarit duhej të lumturonin pesëmije frymët e Pustecit, por informacionet që vinin nga atje, nuk dukeshin aq optimiste.

Prandaj vendosëm të niseshim drejt Pustecit për të vërtetuar nëse investimi ishte real…. apo thjeshtë një flluskë sapuni si shumë punë të tjera në Shqipëri.

Sapo futemi në Pustec përballemi me banorët, të cilët kanë ngarkuar gomerët me bidona dhe shishe plastike me ujë.

Po ujësjellësi?!

Dhe kush ka pirë nga uji i ujësjellësit katër million eurosh, e ka pësuar...

"Kam pasur probleme shëndetësore kur e kam pirë, ka krimba".

Për të qenë krejt të sinqertë, ujësjellësi i ri modern, furnizon me ujë 24 orë në ditë, por sipas banorëve, uji është i papërdorshëm.

Dhe ata e paguajnë muaj për muaj.

Ndërkohë që vazhdojnë çdo ditë të marrin ujë në burimin më të afërt të fshatit.

Më në fund arritëm te burimi, por nuk jemi të vetmit.

U kthyem ia dolëm dhe këtë herë të mbijetojmë.

Duke parë që uji i burimit është mjaft i pastër dhe i lehtë, na lind dyshimi nësë banorët e Pustecit e mbushin ujin në burim sepse janë mësuar ashtu, apo uji nga ujësjellesi është vërtetë i ndotur?

Pali Kolefski: Uji është i pijshëm, janë bërë të gjitha analizat. Mbaj përgjegjësi të plotë.

Banorët nga njëra anë, dhe kryetari nga ana tjetër, kanë qëndrime krejt të kundërta për cilësine e ujit qe vjen nga investimi katër million eurosh.

Prandaj vendosim t’i japim fund dilemave duke marrë një kampion nga ujësjellësi i Pustecit për t’i bërë analizat në Tiranë.

Merret një provë nga ujin dhe me pas nisemi direkt drejt Tiranës, në laboratorin profesional Tenuis, i specializuar për analizat e ujit. Na duhet që brenda ditës të analizojmë ujin katër million eurosh të Pustecit, me shpresën se gjithçka do të jetë në rregull.

Por fatkeqesisht…

Profesori i Kimisë, Sokol Abazi, na ndihmon të lexojmë si duhet përgjigjet e analizave.

Bakteret mund të jenë vdekjeprurëse. Nuk duhet ta pini, direkt të ndalet.

 Në fakt, ata që mund ta ndalin, janë 170 km larg…

…Prandaj, nuk humbasim kohë dhe nisemi menjëherë drejt Pustecit, për të vënë në dijeni autoritetet e atjeshme, por edhe banorët, për rrezikun që iu hyn çdo ditë në shtëpi, nga rubinetat e ujit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco