'Piranjat'/ Gruaja mund të vrasë burrin, 'Romeo e Zhulieta' versioni shqiptar në Roskovec

21:54, 31/03/2023
A+ Aa A-

Diku në një fshat pranë Rroskovecit, jetonin dikur të lumtur dhe ne harmoni, një çift të rinjsh, të cilët kishin vendosur ta lidhnin jetën së bashku në të mirë dhe në të keq. Kështu nisin zakonisht përrallat me princa e princesha të cilët jetojnë të lumtur për jetë të jetëve. Por realiteti është paksa i ndryshëm nga përralla.

Sepse përralla jonë, ka brenda tradhti, dhunë, gënjeshtra, dhe pak, shumë pak dashuri.

Vasili dhe Dallendyshja, tashmë në prag të moshës së tretë, janë ne krizën me të madhe në çift që nga dita e njohjes me njëri tjetrin.

Korniza familjare është shkërmoqur, duke i lënë vend përplasjeve dhe dhunës së pandalshme herë nga njëri e herë nga tjetri.

Gjithçka për ne, nisi me një telefonatë.

Dhe pas telefonatës, përballja e parë me Vasilin, i cili sapo e takojmë, na tregon pasojat e dhunës, nga ana e partneres.

Po si ka nisur e gjitha?

Vasili - Gushti nisën problemet, burgu

Për veprimet e tij aspak normale, Vasili qëndroi 13 muaj pas hekurave. Sapo doli nga burgu, dhe u kthye ne shtëpi, u përball me një surprize të pakëndshme.

Vasili Iku, u martua, por papritur u kthye sërish. Por kjo ishte e keqja e vogël. E madhja do të vinte më pas.

Debatet rikthehen përsëri. Përplasjet gjithashtu bëhen më të forta, deri në rikthim të dhunës.

Kuptojmë se situata e çiftit është vërtetë e rëndë, prandaj provojmë ti takojmë së bashku.

Dhe pas pak minutash shfaqet edhe Dallëndyshja e cila ka një teori mjaft bindëse për shkakun e përplasjes.

Dallëndyshja: Kur nuk flen me burrin s’ka dashuri

Problem është edhe ky. I madh madje.

 Më fyen, vjen në shtëpi…

E ndërsa vijon serinë e akuzave, ajo harron se Vasili ka një hematome ne fytyrë, shkaktuar nga dora e saj.

Dallëndyshja e pranon hapur se ka goditur, por më pas ndryshon argument  duke e justifikuar pozicionin e saj..

Dallëndyshja: U ktheva se ndjeva keqardhje

Dashuria që kthehet në urrejtje dhe e kundërta. Nuk është as i pari rast dhe as  fundit. Por le te provojmë të kuptojmë, nëse ka hapësirë për të rikthyer zjarrin e vjetër në këtë marrëdhënie….

Vasili vjen dhe heziton të flasin, duket qartë se është i frikësuar, por më pas arrin të bindet

Menjëherë mes tyre rindizet debati, dhe akuzat për tradhti dominojnë në këtë përballje.

Vasili: Burri tjetër pse erdhe, kush janë dashnorët

Vasili duket i zhgënjyer, pasi ka tentuar ribashkimin, por sipas tij ka marrë mbrapsht vetëm dhunë e refuzime…

Vasili:  Tentova të ribashkohesha, mishi gicit

Vasili-Dallëndyshja me ke goditur me këtë, e pranon

Por mesa duket historia nuk mbaron këtu pasi si në përrallat, nuk mungojnë dhe magjitë.

Vasili Bën magji, donte të më helmonte

Nuk dimë aspak se çfarë mund të ketë ndodhur mes këtyre personave pas ikjes tonë, prandaj, bëjmë dhe një përpjekje të fundit për të ulur gjakrat dhe për t’i bindur të arsyetojnë. Por kuptojmë menjëherë se çdo veprim nga ana jonë është i kotë.

 Vasili- Kjo mund të më vrasë

 Dallëndyshja- Po, mund ta vras

Këtu kuptojmë se nuk mund ta vazhdojmë me diskutimin, sepse pavarësisht dëshirës tonë, situate mund të përfundojmë në një  tragjedi e cila po paralajmërohet përpara kamerës tonë. Prandaj thërrasim ata që mund ta evitojnë.

Shkojmë në Polici për të denoncuar rastin me shpresën se mund të bëjmë diçka.

Ky është rasti i një neglizhence absurde, në kufijtë e marrëzisë me protagonist një punonjës policie, që është pak ta quajmë te papërgjegjshëm.

Por fatmirësisht jo të gjithë janë të tillë. Gjejmë dhe flasim me një oficer tjetër, i cili e merr seriozisht rastin dhe niset me urgjencë drejtë shtëpisë së çiftit.

Makina e policisë është nisur drejt komisariatit të Fierit, aty ku Vasili e Dallëndyshja duhet të sqarojnë gjithçka para organeve të drejtësisë.

Pas shumë orësh pritjeje, Vasili më në fund del nga komisariati.

Pas përplasjeve të vazhdueshme me Dallëndyshen, dikur dashuria e jetës, për këtë burrë të moshuar, policia ka formuluar kërkesën për urdhër mbrojtjeje, duke i dhënë një farë qetësie. Të paktën përkohësisht.

Ndërkohë për ne misioni i pajtimit mbyllet këtu, i parealizuar. Sepse jo gjithmonë përrallat janë me fund të lumtur. Aq me pak në realitetin e dhunshëm shqipëtar, mes varfërisë, paditurisë dhe indiferencës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco