VIDEO/ Makina përplas fëmijën 12 vjeç

19:00, 31/03/2023
A+ Aa A-

Një 12-vjeçar mbeti i plagosur këtë të premte në Fier, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘1 Maji’.

I mituri, sipas policisë, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga automjeti.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia shoqëroi shoferin e makinës dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

‘Rreth orës 18:10, në lagjen ‘1 Maji’, Fier, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’,-tha policia në një njoftim për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco