Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali/ Shkak u bë xhelozia, dëshmitë: Zenepe jetoi me frikë

Vrasja e shqiptares nga burri në Itali/ Shkak u bë xhelozia, dëshmitë: Zenepe jetoi me frikë

17:22, 31/03/2023
A+ Aa A-

Zenepe Uruçi, shqiptarja e cila u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali, ka jetuar me frikë ditët e fundit. Një mike e shqiptares, ka treguar për mediat italiane se viktima i ka treguar se burri është xheloz, e se në shtëpi kanë pasur herë pas here zënka.

Kohët e fundit ajo ka jetuar në frikë dhe kjo duket. Kur folëm për situatën e saj, ajo shpërtheu në lot nja dy herë. Ajo më tha 'sa më pak të jem në shtëpi aq më mirë është se atje ka një grindje të vazhdueshme'. Por burri i saj ishte xheloz dhe nuk donte që ajo të shkonte në punë, edhe nëse për të ishte një hapësirë qetësie që e ndihmonte të shkëputej.

Rreth një vit më parë ka qenë një periudhë që e kemi parë me sy të nxirë për disa ditë. Asnjëherë nuk më ka pranuar e as nuk ka rrëfyer asgjë, por edhe atëherë dyshimi se ato shenja nuk kanë qenë të rastësishme ka qenë i fortë. Situata ishte përkeqësuar tash e një vit. Tensioni ishte aty dhe Zenepe ishte shpesh nervoze. Vetëm me punë, fëmijë dhe sidomos nipër e mbesa mundi të gjente pak qetësi. Burri ka probleme nga më të ndryshmet. Një situatë shumë e trishtë dhe fatkeqësisht epilogu ishte më i keqi i mundshëm. Ajo ishte e mirë, e ëmbël, e përzemërt. E gatshme për të ndihmuar të gjithë, por ndoshta ishte ajo që kishte më shumë nevojë se kushdo tjetër”.

Shqiptarja mori plagë të shumta me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, në qafë, gjoks dhe shpinë.

Bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia për vrasje dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje.

Të dy ishin martuar kur ishin të vegjël në Shqipëri, por jetonin prej vitesh në Terni. Viktima, punonte në një treg peshku në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco