Vrasja e dyfishtë në Kavajë/ Si ndodhi krimi, viktimat shkuan për t'u sqaruar

Vrasja e dyfishtë në Kavajë/ Si ndodhi krimi, viktimat shkuan për t'u sqaruar

09:17, 30/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën mbrëmë ku dy 43-vjeçarë kanë vrarë njëri-tjetrin pasi janë konfliktuar në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Shtetasit Armand Gosa dhe Sali Rexha janë konfliktuar para 3 ditësh për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku janë konfrontuar edhe fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Rexhës, i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Mësohet se të dy fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike e më pas te përdorimi i armëve, të cilat i morën jetën të dyve. Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Të dy personat kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile, ku Gosa dyshohet se ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa sa i përket Rexhës ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco