Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Ja çfarë kërkonte Ahmetaj, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimin për kontroll në banesën e bashkëjetueses

Ja çfarë kërkonte Ahmetaj, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimin për kontroll në banesën e bashkëjetueses

08:39, 30/03/2023
A+ Aa A-

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e ish/zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin që u krye në banesën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.

Vendimi u mor nga turpi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, në dhomë këshillimi.

Ahmetaj dhe partnerja e tij kërkuan konstatimin e pakushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë së vendimit të Shkallës së Parë për lejimin e kontrollit të banesës në Hamallaj, në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, duke e quajtur “akt që cenon sovranitetin e Kuvendit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin e Procedurës Penale”.

Gjithashtu në ankim thuhej se kontrolli ishte i paligjshëm për shkak se mungonin shkaqet e ligjshme për kryerjen e tij.

“Zonjës Hoxha nuk iu garantua e drejta për të pasur praninë e një personi të besuar ose një mbrojtësi të zgjedhur para se të fillonte kontrolli i banesës. Ajo nuk kishte në dispozicion asnjë mjet komunikimi me të cilin të kontaktonte avokatët e saj, pasi telefoni iu sekuestrua menjëherë”, thuhet në ankim.

“Banesa është dykatëshe dhe hetuesit u ndanë në mjedise të ndryshme ndërkohë që zonja Hoxha nuk mund të ndiqte nga afër kontrollin, pasi mbikëqyrej nga hetues të tjerë. Gjatë kontrollit ajo iu nënshtrua pyetjeve provokuese të hetuesve lidhur me sendet që ndodheshin në banesë dhe mbi koston e tyre”.

Përmes ankimit, Ahmetaj dhe Hoxha quajnë të paligjshëm edhe kufizimin e lirisë së partneres së Ahmetajt, për rreth 1 orë e 20 minuta, gjatë kohës kur është kontrolluar banesa.

Gjithashtu, ata ankimuan edhe marrjen e PIN-it të kartës SIM të telefonit të zonjës Hoxha, pa një autorizim nga ana e Gjykatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco