Plagosi me thikë 19-vjeçarin te 'Komuna e Parisit', arrestohet autori

Plagosi me thikë 19-vjeçarin te 'Komuna e Parisit', arrestohet autori

22:13, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e "Komunës së Parisit", në Tiranë. 

Arlin Beta, 20 vjeç, ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuçen, 19 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri mes dy të rinjve. 

I plagosuri Erius Tuçe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i Policisë
Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. 

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco