Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë

EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë

21:55, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë është regjistruar pak momente më parë në Tiranë.

Mësohet se Arlin Beta ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuçen.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Parisit dhe i plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes u prangos nga policia disa minuta më pas.

Tiranë

Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. 

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco