Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Hodhi nokaut efektivin në 'Astir'! Prokuroria kërkoi arrest me burg, Gjykata liron 22-vjeçarin në Tiranë

21:06, 29/03/2023
A+ Aa A-

Policia doli me një njoftim zyrtar një ditë më parë për këtë sulm. Sipas tyre, 22-vjeçari godit efektivin e më pas tentoi të largohej, por u kap së bashku me vëllain e tij.

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi 22 vjecarin Franko S, i akuzuar për dhunë ndaj punonjësit të policisë. Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për të riun që sulmoi efektivin e policisë në Kombinat, por gjykata vendoi detyrim paraqitje për të riun e akuzuar për sulmin ndaj policit (Lexo këtu).

Policia doli me një njoftim zyrtar një ditë më parë për këtë sulm. Sipas tyre, 22-vjeçari godit efektivin e më pas tentoi të largohej, por u kap së bashku me vëllain e tij.

Për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi më 25 Mars, rreth orës 23:00 në rrugën "Aleksandri i Madh", në Unazë të Re. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme konstatuan dy vëllezërit, të cilët dyshohet se ishin duke konsumuar lëndë narkotike kanabis. Pas afrimit të Policisë, nisi përplasja mes tyre

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco