4 viktima në pak minuta në Shqipëri/ Gazetari ironizon Ramën: Rendi nuk ka qenë kurrë më mirë

4 viktima në pak minuta në Shqipëri/ Gazetari ironizon Ramën: Rendi nuk ka qenë kurrë më mirë

20:45, 29/03/2023
A+ Aa A-

Katër persona janë konfirmuar të vdekur pasditen e së mërkurës në 3 ngjarje të ndryshme në vend.

Qyteti i Kavajës u trondit pas lajmit me dy persona të vdekur. Mësohet se dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike dhe në sherr e sipër kanë goditur njëri-tjetrin, njëri ka qëlluar me pistoletë dhe tjetri me thikë. Për pasojë kanë mbetur të vdekur të dy personat e përfshirë në konflikt. Mësohet se viktimat janë shtetasit Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.

Me armë raportohet se ka qëlluar Altin Rexha nga Kukësi, ndërsa me thikë ka qëlluar Edmond Gosa nga Kavaja. Mësohet se Gosa ka goditur me thikë Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.

Pak minuta nga kjo ngjarje e rëndë, në qytetin e Elbasanit u raportua se një person u gjet i plagosur me thikë në ullishtat e qytetit. Pasi u dërgua në spital, ai ndërroi jetë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç, ndërsa ishte qëlluar me thikë në zemër.

Një tjetër person i pajetë është gjetur nga kalimtarët pranë një përroi në zonën e Matit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se viktima është shtetasi A.M., 36 vjeç, ndërkohë që trupi i tij u gjet pranë fshatit German. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Shqipëria është tronditur nga një seri ngjarjesh kriminale në mars, që nisën me vrasjen e tri grave, vijuan me masakrën në Don Bosko dhe kulmuan me sulmin me armë mbi Top Channel, që shkaktoi një viktimë të pafajshme.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi po në Top Channel se rendi nuk ka qenë kurrë më mirë se tani.

“Pra, siç e tha dhe i madhi: Rendi s’ka qenë kurrë më mirë se tani,” ironizoi gazetari Klodian Tomorri pas kësaj vale të re krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco