FOTO/ Ky është njëri nga viktimat e Kavajës. Flet dëshmitari

FOTO/ Ky është njëri nga viktimat e Kavajës. Flet dëshmitari

20:42, 29/03/2023
A+ Aa A-

Dy persona humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë mbrëmjen e së mërkurës në Kavajë.

Viktimat janë Sali Rexha nga Kukësi, i cili ka qëlluar me armë dhe Armando Gosa nga Kavaja, i cili ka qëlluar me thikë.

Personi që shikoni në foton më poshtë është Sali Rexha nga Kukësi, por që jetonte në Kavajë.

Image

Një banor i zonës sipas gazetares Bleona Sari tregoi se viktimat ishin konfliktuar edhe disa ditë më parë për arsye banale të tipit ‘pse më sheh’.

Ai u shpreh se njëri nga viktimat, Altin Rexha kishte fëmijën e vogël përdore kur është konfliktuar me Altin Gosën, i cili e ka qëlluar me thikë.

‘Probleme nuk kanë pasur, sherr koti, pse hap sytë. S’kanë arritur ta mbyllin. Ai ishte me fëmijën përdore, janë të ardhur. Ishin duke folur, i pashë, pa ikur unë dëgjoj krisma, ky tjetri me thikë, një u shtri aty një këtej.

Kavajasi pati thikë, e vrau me thikë, ai me pistoletë. E kishte me vete se kishin pasur konflikt edhe më herët. Ky kavajasi ishte shumë i fuqishëm, e mbyti’, tregoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco