VIDEO/ Krimi në Kavajë, dy viktimat në konflikte të hershme mes tyre

20:24, 29/03/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku kanë humbur jetën Sali (Altin) Rexha dhe dhe Armando (Edmond) Gosa, të dy nga 43 vjeç.

Gosa rezulton person me precedent i shoqëruar disa herë në komisariat, kryesisht për sherre dhe konflikte, ndërsa edhe 43 vjeçari me origjinë nga Kukësi, Rexha rezulton i njohur për policinë.

Vëllezërit e këtij të fundit, por edhe viktima thonë burime nga blutë e Kavajës kanë patur konflikte me Gosën të mbartura prej kohësh.

Referuar dëshmive paraprake të personave që janë ndodhur më vendngjarje, në ambientet e një lokali pranë qendrës së Kavajës, ka dyshime që dy të rinjtë janë ulur në ambientet e lokalit me dakordësi mes tyre për tu sqaruar, por biseda ka agravuar në debate me tone të ashpra e fyese derisa Gosa është ngritur duke e goditur me thikë.

Ndërsa Rexha i mbetur i plagosur, ka nxjerrë armën e zjarrit duke e qëlluar për vdekje.

Këto të dhëna janë paraprake nga policia e cila ka nisur edhe shoqërimin e marrjen në pyetje të hollësishme të dëshmitarëve, por edhe të të njohurve të dy viktimave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco