E rëndë në Elbasan/ 33-vjeçari godet veten me thikë në zemër, vdes në spital

E rëndë në Elbasan/ 33-vjeçari godet veten me thikë në zemër, vdes në spital

20:06, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar humbi jetën sot në Elbasan, pasi goditi veten me thikë në zemër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.00 në lagjen “Dyli Haxhire”, ku Sali Hajdari 33 vjeç, i shkaktoi vetes plagë fatale me një mjet prerës. 

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 33-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve. 

Mësohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

Njoftimi i policisë
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital. Nga veprimet  e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

***

Më herët u trondit qyteti i Kavajës nga një ngjarje tragjike, ku dy persona u vranë pas një konflikti me njëri-tjetrin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco